Ish-mbrojtësi i kuqezinjve: Gabime serioze në mbrojtje ndaj Napolit, Fonseca të punojë më shumë

Alesandro Kostakurta vijon me rezervat e tij mbi lojën e Milanit. Ish-mbrojtësi, drejtpërdrejt në “Sky Sport” ka komentuar lojën mbrojtëse te kuqezinjtë që vazhdojnë të pësojnë shumë.
“Ky është problemi i madh. Dy qendërmbrojtësit nuk bashkëpunojnë kurrë, qëndrojnë njëri para tjetrit. Nëse Çau do të kishte lëvizur më herët. Ai i mbrojtësit ka qenë roli im për 30 vjet dhe Çau bën një gabim serioz. Është e pamundur të vendosësh Lukakun në pozicion jashtë loje kur nuk je vetëm, sidomos nëse sheh se shoku i repartit është pak prapa. Sipas mendimit tim.
Fonseka duhet ta punojë këtë aspekt. Nëse do të dublosh markimin, atëherë duhet ta bësh me vendosmëri, jo të bësh hijen. Kur Fofana del Çau nuk shkon për të dubluar lojtarin. Në situata si ajo e Kvaratkhelias nuk duhet lejuar goditja në portë. Çau nuk shkon me vendosmërinë e duhur.”
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
