Ish-tenistja konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme!

Ish-tenistja, Ana Ivanovic, ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i Ivanovic, i cili foli për “dallime të pajustifikueshme”, duke shtuar se nuk do të ketë deklarata të tjera “në respekt të privatësisë së klientes time, sidomos për sa iu përket tre fëmijëve të saj”.
Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic ishin martuar në vitin 2016. Prej kohësh kishin qarkulluar thashetheme për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Në qershor, ish-mesfushori ishte parë në shoqërinë e një partnereje të re.
Ana Ivanovic jeton me tre fëmijët e saj të vegjël në Majorka dhe vetëm disa ditë më parë ishte në “Wimbledon” për të ndjekur turneun britanik.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


