“Ishim dobët, luajtëm pa gjak”, trajneri i Besiktasit: Faji im, ndjesë tifozëve!

Pikërisht një javë përpara 120-vjetorit të krijimit të klubit, Besiktasi u mposht 2-0 në transfertë nga Gaziantep, humbje që ka hidhëruar tifozët e bardhezinjve nga Stambolli.
Ernest Muçi dhe Milot Rashica e nisën takimin si titullarë, me lojtarin e kombëtares shqiptare që u zëvendësua në pjesën e dytë.
Besiktasi mbetet në vendin e katërt pas javës së 29-të, ndërkohë që Kasimpasa dhe Basaksehir janë aty afër.
Rreth humbjes së fundit foli trajneri Fernando Santos, i cili mori përsipër përgjegjësitë e rezultatit. Teksa kritikoi edhe lojtarët.
“U kërkoj falje gjithë tifozëve për rezultatin e keq. Në përgjithësi luajtëm dobët dhe pa ritmin e duhur.
Përgjegjësia është e imja si trajneri i skuadrës. Duhet të ndryshojmë, duhet të përmirësohemi. Nuk treguam shpirtin e Besiktasit.
Nuk kishim agresivitetin e duhur. Gjithmonë duhet të vrapojmë dhe të luftojmë më shumë se kundërshtarët tanë.
Do të ulemi të bisedojmë me njëri-tjetrin për të rregulluar situatën. Ne duhet të jemi një skuadër që qarkullon topin dhe që krijon më shumë raste”, u shpreh portugezi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

