Islam Dudaev fiton medalje argjendi në Turqi
12 Janar 2026, 23:49 / SPORT

Islam Dudaev e nisi vitin me medalje. Mundësi i Shqipërisë, fitoi medalje të argjendtë në Turneun Ndërkombëtar “Yaşar Doğu, Vehbi Emre dhe Hamit Kaplan”, që po zhvillohet në Turqi.
Dudaev u ngjit në podium në kategorinë 70 kg, në stilin mundje e Lirë, duke sjellë një tjetër sukses për Shqipërinë në këtë disiplinë.
30-vjeçari u përball me mundësin nga Kirgistani, Tabaldjev. Islam Dudaev, mes sukseseve të shumta me Shqipërinë, është kampion i Evropës në vitin 2024 dhe fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në Paris.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Nga Irena Beqiraj
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128