Java e 22-të e “Abissnet Superiore” luhet të shtunën & të dielën, spikatin Partizani – Dinamo City & Vllaznia – Egnatia
22 Janar 2025, 13:34 / SPORT

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshje që do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Kjo javë ka rezervuar përballje shumë interesante, duke nisur me ndeshjen Bylis – Tirana, në orën 13:30, në stadiumin “Adush Muça”. Po të shtunën, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshje të tjera.
Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City-n, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – Teuta.
Java e 22-të e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit në orën 17:00. Në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e AF Elbasanit do të përballet me Laçin, ndërsa në “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia – Egnatia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
