José Mourinho jep lajmin e keq: “Pellegrini, Dybala dhe Sanches nuk do të luajnë”...

Këtë të enjte, në orën 20:00, Roma udhëton drejt Zvicrës për të luajtur kundër Servette në raundin e 5-të të fazës së grupeve të Europa League.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, José Mourinho, i hapi armiqësitë me humor: “Gjëja më e mirë për Servette do të ishte të përqendrohej në ndeshjen e kampionatit të së dielës (me Young Boys) dhe të luante ndaj nesh me ekipin e tyre të dytë”.
Portugezi më pas përsëriti se dëshira e tij është të "përfundojë në krye të grupit dhe të shënojë disa gola" ndaj Servette, i cili thotë, se “ata luajë mirë në shtëpi, veçanërisht në fillim të ndeshjeve".
Roma ndodhet në vendin e dytë në Grupin “G” pas humbjes nga Slavia Pragë (të dyja kanë nga 9 pikë) dhe dëmtimet vazhdojnë të krijojnë probleme për ‘verdhekuqtë’, diçka që e trajtoi edhe Mourinho.
“Si do të sillem me Pellegrinin, Dybala dhe Renato Sanches? Të tre nuk do të jenë titullarë dhe as nuk do të luajnë nesër. Është e qartë se Renato duhet të menaxhohet me kujdes. Ndërkohë, Paulo (Dybala) u kthye nga kombëtarja e Argjentinës dhe luajti menjëherë 88 minuta”.
José Mourinho nuk do ta thërrasë Renato Sanches: “Ata ende mendojnë se jam budalla.” Mesfushori nuk është më i lënduar, por Mourinho nuk do ta thërrasë ende. Trajneri e ka parë në ndeshjen e së dielës me Udinese.
Më tej, mungon edhe skuadra, “sidomos në mbrojtje, pasi ende nuk kemi Smalling dhe Kumbulla”. Trajneri portugez konfirmoi edhe rolin titullar të Edoardo Bove, i cili “do të luajë plot 90 minuta”.
Më tej, Mourinho tha se çfarë dëshiron të shohë nga skuadra e tij: “Mbi të gjitha, do të duhet të jemi shumë të fortë psikologjikisht, kushdo që luan do të duhet të japë gjithçka që ka”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

