Juventus fiton për herë të 15-të Kupën e Italisë

15 Maj 2024, 23:18 / SPORT ALFA PRESS

Juventus fiton për herë të 15-të Kupën e Italisë
Juventus është fitues i Kupës së Italisë për sezonin 2023-2024. Bardhezinjtë siguruan trofeun për herë të 15-të në histori pas fitores 0-1 në finale ndaj Atalantës.

Ndeshja do niste malore për Atalantën që pësoi gol pas vetëm katër minutave lojë. Një aksion i bukur bëri që Vlahovic mos falte dhe me të djathtën kaloi “Zonjën e Vjetër” shumë shpejt në epërsi.

Pas golit të pësuar Atalanta kontrolloi pothuajse shumicën e lojës, por pjesa e parë u mbyll me shumë raste.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahovic gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.

Në këtë moment në lojë u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lookman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska ‘Zonja’ ishte me fat.

Në kundërsulmin e radhës, Miretti ktheu “reston” dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128