Juventusi nis ofertën e parë për Edon Zhegrovën
28 Gusht 2025, 22:05 / SPORT

Klubi italian i Juventusit është gati të bëjë hapin e parë për të siguruar shërbimet e futbollistit kosovar Edon Zhegrova.
Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, bardhezinjtë do t’i ofrojnë klubit francez Lille një ofertë fillestare prej rreth 12 milionë eurosh, plus bonuse, për të bindur francezët që të pranojnë transferimin.
Zhegrova ka arritur gjithashtu një marrëveshje me Juventusin për kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.
Bardhezinjtë tani presin përgjigjen e Lille, ndërsa tifozët e Juventusit shpresojnë që Zhegrova të bëhet pjesë e skuadrës sa më shpejt.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

