Karlo Ançeloti del nga dera e madhe, klubi i Realit ka vendosur të nxjerrë…

Tifozët dhe vetë klubi i Realit do të të jenë të shtunën dëshmitarë të 90 minutave të fundit të Karlo Ançelotit si trajner i “Los Blancos”. Nuk do të jetë thjesht një tjetër lamtumirë nga një trajner tjetër në listën e pafundme të atyre që kanë kaluar nëpër “Bernabeu”.
Ai është – dhe shifrat nuk gënjejnë – trajneri më i mirë në 123 vitet e ekzistencës së klubit. Trajneri i 15 trofeve. Ai me tre titujt në Champions dhe të papërsëritshëm (Décima/E dhjeta, Decimocuarta/E katërmbëdhjeta dhe Decimoquinta/E pesëmbëdhjeta). Burri që shkatërroi njëherë e përgjithmonë stereotipin se “hera e dytë” nuk është kurrë e suksesshme… Ançeloti është një legjendë në klubin e Realit të Madridit, duke u bashkuar me një grup të shquar trajnerësh, përfshirë Zinedin Zidan (i cili fitoi tre tituj radhazi në Ligën e Kampioneve midis viteve 2016 dhe 2018) dhe Visente del Boske (i cili fitoi dy Champions midis viteve 2000 dhe 2002).
ELEGANCË ME ELEGANTIN – Eleganca që Ançeloti solli dhe përçoi në sallat e konferencave për shtyp dhe në marrëdhëniet me trajnerët rivalë, të cilët kanë mbushur titujt e gazetave për ditë të tëra me lëvdata për kolegun e tyre të dekoruar. Klubi i bardhë e ka marrë parasysh të gjithë këtë dhe për këtë arsye dëshiron t’i dhurojë trajnerit italian lamtumirën që meriton për karrierën e tij të paçmuar këtë të shtunë, në fund të ndeshjes kundër Real Sociedad që do të mbyllë sezonin e Ligës në “Bernabéu” (ora 16:15). “CIAO” – Tifozët e “Bernabeut” do të dalin gjithashtu me një koreografi të veçantë për maestron nga Rexhiolo. Kjo ngrohtësi do të ndihet që nga momenti që ai të njoftohet në sistemin e fonisë së stadiumit para se të fillojë ndeshja. Tifozët e “Grada de animacion” po përgatiten gjithashtu për një lamtumirë të përzemërt dhe emocionale për italianin. Është interesante se Karleto do të ketë një përshëndetje të spikatur para ndeshjes edhe me teknikun Imanol Alguasil, duke pasur parasysh se edhe trajneri i Sociedadit do të jetë gjithashtu në stolin e baskëve për herë të fundit.
KLUBI – Pjesë e festimeve do të jetë natyrisht dhe vetë klubi, që ndonëse nuk ka dalë zyrtarisht me një komunikatë për largimin e Ançelotit, ka vcendosur të nderojë trajnerin e vet më të suksesshëm në histori. Siç ka bërë me dije gazeta “AS”, ideja është që pas ndeshjes të shfaqen në barin e “Bernabeut” të 15 titujt që Ançeloti ka fituar si trajner i Realit të Madridit: 3 tituj të Ligës së Kampioneve, 3 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 tituj të La Ligës, 2 tituj të Kupës së Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës. Ai la pas Migel Munjoz dhe 14 titujt e tij, si dhe 11 të Zidanit. Të hënën e ardhshme, ai do të fillojë punën e re si trajner i ekipit kombëtar të Brazilit. Por kjo është një histori tjetër…
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

