Katari kërcënon se do të tërheqë investimet për klubin e PSG-së

Zyrtarët e Katarit kërcënojnë se do të tërheqin investimet në klubin francez të Paris Saint-Germain. Qatar Sports Investments bleu parisienët në vitin 2011 dhe Nasser Al-Khelaifi u emërua president i klubit.
Që nga ajo kohë, PSG ka shënuar periudhën më të suksesshme në historinë e tij, duke fituar 10 tituj të Ligue 1 në 12 sezonet e fundit.
Por sipas “Agence France Presse”, Al-Khelaifi u akuzua në fillim të muajit për |bashkëpunim në blerjen e votave”, “ndërhyrje në lirinë e votimit” dhe “përfshirje në abuzimin e pushtetit”.
Vetë numri 1 Ii klubit parisien i ka mohaur akuzat. Çështja në fjalë ka të bëjë me biznesmenin francez Arnaud Lagardère dhe një përpjekje të dyshuar për të ndikuar në një votim nga “Fondi Sovran i Katarit”, te aksioneri në grupin e tij.
Katari i është përgjigjur akuzave të ngritura kundër Al-Khelaifi duke kërcënuar se do të ndalojë investimet në Francë.
Përveç klubit parisien mund të preket edhe rrjeti i kanaleve sportive BeIn Sports. Sipas mediave franceze në Katar janë lodhur me të tillë abuzim.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
