Kategoria Superiore/ Vllaznia mund Vorën, Egnatia fiton me Flamurtarin
29 Shtator 2025, 19:11 / SPORT
Vllaznia u rikthye te fitorja teksa mundi 2-0 Vorën në “Loro Boriçi”.
Bekim Balaj me panallti dhe Edon Murataj hipotekuan tre pikët e kuqebluve.
Në anën tjetër, Egnatia fundosi Flamurtarin pasi e mundi me rezultatin 2-1 në Vlorë. Pavarësisht spektaklit të krijuar nga tifozët vlonjatë, kuqezinjtë nuk mundën të merrnin fitoren e parë.
Albanese dhe Leo Melo shënuan për Egnatian, ndërsa Flamurtari vendosi përkohësisht barazpeshën me Todoroskin.
Pas javës së pestë, kreun e mban Elbasani me 11 pikë, ndjekur nga Vllaznia dhe Egnatia me 10 pikë, ndërsa Flamurtari dhe Tirana mbyllin tabelën me vetëm 2 pikë.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128