Klubet duan shtatë të huaj në fushë, FSHF vendos në janar

4 Shtator 2024, 08:50 / SPORT ALFA PRESS

Klubet duan shtatë të huaj në fushë, FSHF vendos në

Tirana thyen rregullin e artë që ka mbajtur pas ngjitjes në Superiore. Këtë sezon afron gjashtë lojtarë të huaj, që në sezonet e shkuara nuk i ka pasur, pasi ishte bazuar te lojtarë vendës siç ishte në kampionatin që sapo u mbyll.

Bardheblutë tani kanë lojtarë, duke filluar nga Suedia e deri në Spanjë. Një skuadër që ka boshtin me të huaj. Jo vetëm kaq, por në organikë janë edhe tre lojtarë të tjerë shqiptarë, që kanë pasaportë të huaj siç është Marku, Ismaili dhe Abudllahu i dhënë borxh. Duhet të pranojmë se Tirana është skuadra e pesë kontinenteve. Që pas futbollit modern, skuadra bardheblu e ka humbur disi të qenit ekipi autokton dhe në të gjitha kampionatet është munduar të bazojë grupin edhe te të huajt.

Në total, që pas hapjes së futbollit te Tirana janë federuar 121 lojtarë, të cilët nuk kanë pasur pasaportën shqiptare, por kanë luajtur me një pasaportë të huaj. Lojtarët kanë ardhur nga pesë kontinente. Bardhebluve u kanë shpëtuar lojtarë nga dy kontinentet e largëta, Oqeania dhe Antarktida. Në të gjitha kontinentet e tjera ka marrë lojtarë. Janë mbi 40 shtete që kanë furnizuar bardheblutë me lojtarë. Ka edhe vende që nuk të shkon mendja nga kanë marrë lojtarë 26 herë kampionët.

Kosova, pjesa tjetër e Shqipërisë që tani është shtet më vete, Kosova është vendi që ka marrë më shumë lojtarë ekipi i Tiranës. Plot 14 futbollistë. Në vend të dytë Maqedonia e Veriut, ndërsa podiumin e mbyll Brazili i largët. Një tjetër komponent është fakti që shteti me më shumë ndeshje te badheblutë është Maqedonia e Veriut, lojtarët e të cilit kanë 317 ndeshje bardheblu. Në vendin e dytë Kosova, ndërsa në vendin e tretë ngjitet Gana.

KËRKESA PËR 7 TË HUAJ NË FUSHË

Gjatë këtyre ditëve është zbuluar një kërkesë e veçantë. “Panorama Sport” zbulon se në sektorin e garave nga disa klube është paraqitur një dëshirë e materializuar formalisht në një kërkesë ku i kërkohet komitetit Ekzekutiv që të shtojë numrin e të huajve në kampionatin shqiptar. Nga pesë lojtarë numri të shkojë në shtatë. Departamenti i garave menjëherë këtë kërkesë e ka dorëzuar në komitetit për shqyrtim. Mesa është kuptuar nëse pranohet shtimi i të huajve, atëherë do vendimi do të hyjë në fuqi gjatë merkatos së dimrit.

 

Po ndodh...