Kombëtarja përgatitet për përballjen me Letoninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit.
Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë.
Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.
Shqipëria fitoi mbrëmjen e të enjtes me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të.
Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



