Kontrata e re me NIKE mbush arkat e Barcelonës
Barcelona është "shumë afër" arritjes së një marrëveshje të re dhe të përmirësuar me partnerin afatgjatë të veshjeve Nike që do të përmirësojë situatën e trazuar financiare të klubit.
Gjigantët spanjollë kanë mbetur të mbërthyer te shpenzimet sipas rregullave të La Liga-s, gjë që i ka bërë ata të investojnë vetëm një pjesë të parave të mbledhura ose të kursyera.
Buxheti i lojtarëve në vitet e fundit është ulur në mënyrë të përsëritur, duke sjellë edhe probleme me regjistrimin e nënshkrimeve të reja.
Por, pas disa muajsh negociatash, Barcelona më në fund është shumë afër shpalljes së një marrëveshjeje me Nike, për një kontratë të re dhe të përmirësuar.
Sipas Mundo Deportivo, ka një dakordësi (verbale) për marrëveshjen e re dhe tashmë pritet një ceremoni formale nënshkrimi, e cila pritet të bëhet pas asamblesë së delegatëve të klubit, e cila ka të ngjarë të planifikohet të shtunën, më 19 tetor.
Kontrata aktuale me Nike, që skadon në vitin 2028, do të zgjatet, së bashku me një rritje të kompensimit financiar që merr klubi, i cili pritet të kalojë 100 milionë euro.
Për më tepër, Barcelona do të marrë një bonus rinovimi që do t'i mundësojë klubit të respektojë rregullin e Fair Play të La Liga-s, duke i ndihmuar ata në nënshkrimin dhe regjistrimin e lojtarëve përpara merkatos dimërore.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128