Kristjan Asllani, sonte në finalen e dytë të Ligës së Kampioneve

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, mund të bëhet futbollisti i parë shqiptar që mund të fitojë një finale të Ligës së Kampionëve.
Në vitin 2023, ai ishte pjesë e skuadrës italiane të Interit që arriti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester City duke u bërë kështu lojtari i parë shqiptar që arrinte në këtë fazë të turneut.
Megjithëse Asllani nuk luajti asnjë minutë në atë finale, ai mori medaljen e argjendtë si pjesë e ekipit.
Nëse Interi do të kishte fituar atë ndeshje, Asllani do të ishte bërë lojtari i parë shqiptar që fitonte një Champions League.
Pas asaj finaleje, Asllani ka vazhduar të luajë me Interin, duke kontribuar në fitimin e titujve të Serie A dhe Kupës së Italisë.
PSG dhe Inter do diskutojnë trofeun e Champions League në finalen që do zhvillohet mbrëmjen sotme në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut duke nisur nga ora 21:00.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


