Kritikoi publikisht trajnerin pas rënies, Manaj e nxjerr blof edhe në stërvitje

22 Maj 2025, 20:19 / SPORT ALFA PRESS

Kritikoi publikisht trajnerin pas rënies, Manaj e nxjerr blof edhe në
Rei Manaj ka qenë protagonist në javën e fundit në Turqi edhe pa zbritur në fushën e lojës. Futbollisti u kritikua nga trajneri i Sivaspor dhe më pas u la jashtë ekipit për ndeshjen delikate ndaj Samsunspor që më pas rezultoi vendimtare për rënien nga kategoria.

Më pas, Manaj nuk u kursyer kundër trajnerit Riza Çalimbaj, me një postim në rrjetet sociale kundër tij duke e akuzuar se “kishte vendosur egon personale para skuadrës”. Këto deklarata qarkulluan në të gjitha mediat turke dhe u cilësuan nga shumëkush si pika e ndarjes së sulmuesit nga klubi.

Por me rikthimin sot në stërvitje të skuadrës për ndeshjen e radhës në kampionat, në seancë është shfaqur edhe Manaj. Sulmuesi ka zhvilluar seancën normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, duke hedhur poshtë zërat se kishte qenë i dëmtuar dhe nuk ishte në gjendje të luante, siç kishte deklaruar trajneri para ndeshjes së fundit ku e lanë jashtë.

 

Po ndodh...