Kroacia tregon forcën në prag të Europianit, mposht me goleadë Maqedoninë e Veriut

3 Qershor 2024, 21:19 / SPORT ALFA PRESS

Kroacia tregon forcën në prag të Europianit, mposht me
Kroacia ka mposhtur me rezultatin 3-0 Maqedoninë e Veriut në ndeshjen miqësore në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2024”.

Mesfushori, Lovro Majer, realizoi dopietë, ndërsa për golin e tretë të ballkanasve mendoi Pasalic.

Goli i parë Majer në minutën e 10-të ishte një kryevepër e vërtetë ku realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.

Me një goditje të kalibruar nga një distancë e konsiderueshme, 26-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë, duke lënë të shtangur portierin Dimitresvki, në përballje e zhvilluar në Rijeka.

 

Po ndodh...

ide