Kroos: EURO 2024? Hera e fundit kur kam ndjerë një zbrazëti të tillë ishte në 2012-ën

11 Korrik 2024, 17:49 / SPORT ALFA PRESS


Kroos: EURO 2024? Hera e fundit kur kam ndjerë një zbrazëti
Toni Kroos ende nuk e ka kapërcyer zhgënjimin e eliminimit të Gjermanisë nga EURO 2024.

Ish-mesfushori i Real Madrid-it deklaroi në një prononcim të bërë në medie se hera e fundit kur ka ndjerë një boshllëk të tillë ka qenë në vitin 2012.

"Hera e fundit që ndjeva një boshllëk kaq të madh brenda meje ishte në vitin 2012, kur humbëm finalen e Champions League me Bayern Munich, kundër Chelsea-t. U ulëm për tre orë në heshtje, pastaj filluam të flisnim dhe e gjetëm veten duke diskutuar se çfarë mund të kishim bërë më mirë dhe çfarë mund të kishte ndryshuar deri në orën 6 të mëngjesit”-deklaroi Toni Kroos.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128