Kukësi me pronarë të rinj, familja Gjici shet 100% të aksioneve të klubit

6 Gusht 2024, 18:00 / SPORT ALFA PRESS

Kukësi me pronarë të rinj, familja Gjici shet 100% të

Familja Gjici ka vendosur të heqë dorë njëherë e mirë nga pronësia mbi klubin e futbollit të Kukësit, duke shituar të gjitha aksionet që dispononte.

Supersport zbulon se blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.

Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor është gati të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.

Pikërisht nën drejtimin e Safet Gjicit, Kukësi përjetoi një ringritje në futbollin shqiptar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane.

Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.

Gjithashtu mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi, ndërsa drejtori sportiv do të vijë nga Letonia, me identitetin që mbetet ende për t’u zbuluar.

Këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë, aty ku u kthye pas më shumë se një dekade, teksa ambicia e pronarëve të rinj është që ta rikthejnë sërish në elitën e futbollit shqiptar./SUPERSPORT/

 

Po ndodh...