
Kupa e Botës/ Tersi nuk i ndahet CR7 as me kombëtaren

Pas largimit me bujë nga Manchester United siç duket yllit portugez nuk po i ndahet tersi.
Sofascore e ka vendosur në krye të klasifikimitë 11 lojtarëve më të dobët të fazës së grupeve, në Kupën e Botës, së bashku me katër lojtarë të Katarit.
Ronaldo, 37 vjeç, filloi çdo ndeshje për Portugalinë në fushatën e tyre të suksesshme në fazën e grupeve, u përpoq të kishte ndikim, por shënoi vetëm një herë dhe në përgjithësi dukej anonim për periudha të mëdha.

Ndërkohë, ish-kolegu i tij, Bruno Fernandes kryeson ekipin e futbollistëve më të mirë të fazës së grupeve, duke regjistruar një vlerësim mesatar prej 8.60.
Dy golat dhe dy asistimet e tij deri më tani e kanë vendosur atë si një nga favoritët për çmimin e lojtarit të turneut.
Atij i bashkohet Antoine Griezmann, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe ylli i ri i Hollandës, Cody Gakpo.

ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128