Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Egnatia kualifikohen me goleada, kalon në çerekfinale edhe Skënderbeu

15 Janar 2025, 16:16 / SPORT ALFA PRESS

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Egnatia kualifikohen me goleada, kalon

Dinamo City e pati thjesht një formalitet kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Blutë e kryeqytetit mposhtën thellë 6-1 Erzenin në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke e rreshtuar veten mes tetë ekipeve më të mirë të këtij kompeticioni.

Spikati në këtë takim me tregolësh Mandela, që zhbllokoi fillimisht rezultatin në minutën e 12-të, para se Hoxha i Dinamos të realizonte autogol pa u mbyllur 20 minuta lojë.

Henry mbron Mbappe: S’është e drejtë ajo që po ndodh, është ndër më të mirët

Gjithsesi, në minutën e 37-të Bregi ktheu epërsinë e Dinamos pasi realizoi saktë një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë, Mandela realizoi dy gola të njëpasnjëshëm, për t’ua lënë radhën Nanit dhe Vilës, të cilët vulosën rezultatin përfundimtar 6-1. 

Egnatia kualifikohet pa shumë sforcim në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kamipionët në fuqi të Superiore mposhtën 4-0 Kastriotin, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim kalimin në raundin e radhës në Kupë.

Rrogozhinasit e shënuan golin e parë që në minutën e 17-të me Aliyev, por nuk pati gol të tjerë në fraksionin hapës. Thellimi i diferencës do të vinte vetëm në minutën e 77-të nga Ndërca, ndërsa në vijim shënuan Leo Melo dhe Doukouo.

Vijon rrugëtimin në çerekfinale edhe Skëndebeu, që iu imponua me rezultat minimal (1-0) Vorës. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Rabiu në minutën e 71-të.

 

Po ndodh...

ide