Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti, iu bashkuan grupit në pasditen e vonë.
Nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Kristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al në si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


