Kushton 100 mln euro, Guardiola gjen zëvendësuesin e Rodrit që mund t’i shpëtojë sezonin!

28 Nëntor 2024, 22:50 / SPORT ALFA PRESS

Kushton 100 mln euro, Guardiola gjen zëvendësuesin e Rodrit që

“Më ktheni lojtarët që më mungojnë dhe do ta shihni a kthehet City në formën e mëparshme!” Kjo ishte përgjigjja e trajnerit Pep Guardiola, kur u pyet për problemet që po has skuadra e tij në ndeshjet e fundit. Duket sikur City ka harruar të fitojë.

Trajneri spanjoll mendon se me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar gjërat ndryshojnë brenda ditës. Argumenti i tij kryesor është Rodri. Sipas Pep, mesfushori është lojtar i rëndësishëm dhe mungesa e tij për shkak dëmtimi deri në fund të sezonit sjell dëme të mëdha në “Etihad Stadium”.

Mediat angleze raportojnë se trajneri i “The Citizens” e ka ndarë mendjen. Ai dëshiron mesfushorin Bruno Guimarães nga Newcastle që në merkaton e janarit.

Braziliani shihet si i vetmi lojtar që mund të shpëtojë sezonin duke zëvendësuar Rodrin në mesfushë. Kostoja e transferimit të tij? Ndoshta 100 mln euro, sepse Newcastle është i fuqishëm ekonomikisht.

 

ide

top