La Liga/ 23 gola sezonal nuk mjaftojnë, Muriqi golashënuesi më i mirë pas Mbappe, por Mallorca bie nga kategoria
24 Maj 2026, 12:37 / SPORT

Majorka e sulmuesit dardan Vedat Muriqit do të luajë sezonin e ardhshëm në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga dha vendimin e hidhur, pavarësisht fitores 3-0 përballë Real Oviedos, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që shënoi golin e tretë të sfidës, duke u ngjitur në kuotën 23.
Majorka e mbylli sezonin në vendin e 18-të, me 42 pikë, së bashku me Levanten dhe Osasunën, por falë ndeshjeve direkte, do të jetë pikërisht skaudra e Majorkës që sezonin e ardhshëm do të luajë në ligën e dytë spanjolle. Muriqi, i cili shënoi në minutën e 88-të ndaj Oviedos, e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë pas Kilian Mbape. Maljorka ra nga kategoria bashkë me Gironan dhe Oviedon.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
Nga Ermal Mulosmani
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Nga Ergys Mërtiri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128