La Liga/ Talenti 18-vjeçar i jep fitoren Barcelonës ndaj Osasunës

Barcelona triumfoi 1-0 ndaj Osasunas, në ndeshjen e La Liga. Me Joao Felix të dëmtuar dhe me Ferran Torres që la fushën e lojës pas shtatë minutash, sulmi i skuadrës së Xavit hasi mjaft vështirësi në pjesën e parë.
Mysafirët provuan me kundërsulme dhe jo pak herë u shfaqën para portës së mbrojtur nga portieri Pena. Në fundin e fraksionit, Gundogan krosoi për Kounde, francezi s’u koordinua si duhet.
Për të ardhur te goli, sulmuesi 18-vjeçar, Vitor Roque realizoi në portën e Osasunas në minutën e 64-të. Një gol me peshë të madhe, i pari për të në La Liga me fanellën e Barcelonës.
Të besuarit e Arrasate komplikuan ndeshjen pasi në të 67-tën Garcia mori kartonin e dytë të verdhë. Barcelona renditet në vendin e 3-të me 47 pikë, ndërsa Osasuna në vendin e 12-të me 26 pikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


