
Lacio tani ka besim absolut te Hysaj, e kthen edhe të dëmtuar në listën e UEFA-s dhe lë jashtë të gjithë afrimet e merkatos

Klubi i Lacios ka dorëzuar listën zyrtare në UEFA për futbollistët që do të ketë në dispozicion në kompeticionet ndërkombëtare për pjesën e dytë të sezonit dhe ajo që bie në sy për të gjithë është kthimi aty i Elseid Hysajt.
Ndonëse mbrojtësi është i dëmtuar dhe do të jetë jashtë për më shumë se një muaj, te Lacio kanë besim të plotë se Hysaj do t’i ndihmojë në vijimin e sezonit në arenën ndërkombëtare, ndaj kanë përfshirë lojtarin shqiptar në listën e tyre. Për t’i bërë vend Hysajt, ata kanë lënë jashtë mbrojtësin italian Luka Pelegrini.
Njëkohësisht, jashtë janë lënë edhe të gjithë blerjet e reja të merkatos së janarit si Arijon Ibrahimoviç, Reda Belahjane dhe Oliver Provstgard. I ngacmuar rreth këtyre përjashtimeve të bujshme, drejtori sportiv Anxhelo Fabiani nuk ka ngurruar të thumbojë gazetarët e pranishëm në konferencë ku është bërë publike lista.
“Pse jashtë Pelegrini? Do të më kishte pëlqyer e njëjta pyetje kur nuk ishte Hysaj në shtator. Vlerësimi për të vendosur në lista disa lojtarë i përket trajnerit në bazë të nevojave dhe sigurisht miratohet nga klubi. Nëse ka dalë se Pelegrini nuk bën pjesë në listën e Serisë A, është një zgjedhje e menduar në 360 gradë nga trajneri, e mbështetur nga klubi, ndaj është marr kjo rrugë”, tha ai, duke kujtuar kësisoj se si askush nuk kishte bërë pyetje për mungesat kur në fillimin e sezonit u la jashtë mbrojtësi shqiptar.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128