Lacio vuan në fillimin e sezonit, presidenti Lotito kërkon “ndihmë hyjnore”! E gjithë skuadra për t’u bekuar të prifti

Starti i sezonit ka qenë i tmerrshëm për Lacion, që e sheh veten shumë larg pretendimeve që kishte për të luftuar për zonën Champions. Humbja në derbi dhe për më tepër edhe me goditja e shtyllës në fundin e sfidës, ka bërë që presidenti Klaudio Lotito, të mendojë se tashmë është çështje fati që ndryshon vetëm me ndërhyrje “nga lart”.
Sipas “Il Messaggero”, presidenti i bardhekaltërve, është i bindur se ndërhyrja hyjnore është e nevojshme për të kapërcyer këtë moment të vështirë të skuadrës.
Ndaj është planifikuar që së shpejti skuadra të rreshtohet para priftit të njohur Don Mateo Galloni, për marrë një bekim prej tij, me shpresën që do të ndihmojë ekipin të dalë nga kjo periudhë e errët.
Kjo nuk është hera e parë që Lacio e bën një gjë të tillë, pasi në periudha të ndryshme në të kaluarën, Lotito ka kërkuar ndihmën hyjnore dhe ka çuar ekipin për t’u bekuar te prifti, si pjesë e planeve për zgjidhjen e problemeve në klubin e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


