Lajm i keq për Silvinjon, Shqipëria humb shërbimet e mesfushorit të Serisë A për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, në këto ditë po përpilon listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Çeklsë dhe Gjeorgjisë.
Por ashtu siç ndodh shpesh, edhe këtë herë Silvinjo do të jenë i detyruar që të bëjë ndryshime për shkak dëmtimesh të lojtarëve. Nëse po pret ende përgjigje për emra si Broja e Manaj që janë jashtë fushave të lojës duke tentuar rikuperimin në kohë, Silvinjo do të ketë një tjetër mungesë të sigurt për këtë grumbullim.
Mesfushori Medon Berisha, i ftuar në Europian dhe i aktivizuar edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës, nuk do të jetë në dispozicion të teknikut.
Djaloshi është dëmtuar në stërvitje disa javë më parë dhe sot, drejtori sportiv i Leçes, Stefano Trinkera, ka konfirmuar për mediat italiane se kthimi i tij në fushë do të jetë pas pauzës për Kombëtaret.
“Pauza do të na mundësojë që të rikuperojmë Medon Berishën”, ka thënë ai, duke iu referuar mesfushorit i cili kishte luajtur si titullar në Serinë A ndaj Torinos duke dhuruar një paraqitje shumë të mirë menjëherë sapo ishte kthyer nga grumbullimi me Kombëtaren kuqezi. Por më pas ai dëmtim bëri që Berisha të mbetej jashtë fushave të lojës e tashmë të humbasë edhe grumbullimin e tetorit.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128