
Larg ekipit të Vllaznisë, mbrojtësi kroat është jashtë planeve kuqeblu

Në ndeshjen e fundit Vllaznia-Egnatia, e mbyllur në shifrat 0-2, në sy në radhët e shkodranëve ra mungesa e Marko Juriç.
Mbrojtësi kroat nuk ishte fare pjesë e skuadrës në përballjen ndaj rrogozhinasve, duke mos qenë kështu në listën e të grumbulluarve nga ana e Brdariç për duelin e javës së 22-të.
Nga sa mësohet shtatlarti nuk ka ndonjë lëndim fizik që e ka penguar të jetë i gatshëm për ndeshjen me Egnatian, por tashmë 29-vjeçari ka dalë jashtë planeve të stafit teknik dhe trajnerit Brdariç.
Edhe me ardhjen e Repajt në këtë merkato dimërore dhe rritjen e formës së Bajramit, që tashmë luan si titullar, Juriç e ka humbur vendin e tij te Vllaznia.
Momentalisht nuk dihet nëse mbrojtësi do të largohet deri në fund të këtij muaji nga kuqeblutë. Edhe në javët e shkuara është aluduar për një largim të Juriç nga kuqeblutë, por tashmë duket qartazi se kroati nuk është më pjesë e planeve të ekipit.
Me Vllazninë, ish-futbollisti i Siroki Brijeg është aktivizuar prej sezonit 2022-23. Ai ka qenë një nga lojtarët kryesorë në difensivë, por tashmë duket se klubi kërkon ta sakrifikojë për t’i dhënë dorën lojtarëve të tjerë, që premtojnë edhe për të ardhmen prej moshës.
-
Egnatia ndan rrugët me sulmuesin, zyrtarizohet largimi
28 Janar, 15:55

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128