Lautaro Martinez: Milano është shtëpia ime, më duket sikur kam lindur këtu! Dua trofe të tjerë me Interin

19 Mars 2025, 15:54 / SPORT ALFA PRESS

Lautaro Martinez: Milano është shtëpia ime, më duket sikur

Quhet “In Arte Lautaro” dhe është një produksion i “Inter Media House”, i disponueshëm nga 21 marsi në kanalin YouTube të klubit kampion të Italisë, i realizuar me kapitenin e yllit të dytë zikaltër.

Këtu është një epilog i vogël me fjalët e sulmuesit argjentinas: "Jap maksimumin çdo ditë dhe nuk mendoj për atë që vjen. Të shënosh 100 gola me fanellën e Interit është diçka e mrekullueshme, ta arrish këtë në një finale (ajo e Kupës së Italisë, e fituar kundër Fiorentinës) është vërtet unike.

Milano është shtëpia ime, sepse më duket sikur kam lindur këtu. Kur erdhi në jetë vajza ime e parë, Nina, u rilinda, u bëra edhe më i fortë si njeri, baba dhe bashkëshort. Shpresoj të sjell trofe të tjerë për Interin, sepse kur fiton të parin, dëshiron të vazhdosh. Mezi po e prisja momentin për të ngritur trofeun e kampionatit".

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128