Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!
13 Maj 2025, 18:12 / SPORT

Lothar Matthäus mendon se Bayern Munich nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz.
Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen, por ish-mesfushori i Gjermanisë pret një ulje çmimi.
“Bayern nuk mund të paguajë aq shumë, edhe nëse do i kishte paratë. Klubi mendoj se do të ofrojë diçka më pak.
Mendoj se Wirtz do të veshë fanellën bavareze në verë. Nuk mund të presë më shumë. Nëse nuk e bën, gjithë vitin do të flitet për kalimin e tij të mundshëm te Bayern dhe kjo e dëmton para Kampionatit Botëror”.
Ndërkohë një intervistë e fundit e lojtarit la të kuptohej se ai do të largohet nga Leverkusen gjatë verës. “Dua të provoj një gjë të re. E di se mund ta gjej veten kudo, në çdo skuadër të botës”, ka thënë Wirtz.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


