
Leipzig mposht Sporting Lisbonën, goli i Gyokeres nuk mjafton për portugezët

Është mbyllur takimi në Gjermani mes Leipzig dhe Sporting, si dhe sfida tjetër midis Shakhtar Donetsk dhe Brest sa i takon sfidave hapëse të Champions League.
Sportingu bën mirë ndaj një kundërshtari nga një ligë e fortë si Bundesliga por në fund u mposhtën 2-1. Lisbonasit e mbyllë në disavantazh pjesën e parë pas golit të gjermanëve nga Sesko.
I përhershmi Gyokeres tashmë, si në kampionat dhe në Champions nuk harroi të bëjë atë që di më mirë , të shënoi. Goli i suedezit u duk sikur dhuroi një pikë “luanëve” të Portugalisë, po danezi Poulsen bëri që “Demat” të festojnë.
Nga ana tjetër Shakhtar ka bërë një sfidë spektakolare duke lënë mënjanën magjinë e Brest. Francezët kishin bërë disa çudira në këtë edicion të Champions, por pikërisht aty ku mendohej se do ta kishin më të lehtë gabojnë.
Kevin në minutën e 11-të dhe Sudakov, talenti vendas në minutën e 37-të vulosin matematikisht pjesën e parë dhe tërë takimin. Në fund pati hapësira për goli e 3-0 të Zubkov po që u anullua.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128