
“Liverpool do gabojë rëndë nëse largon këta lojtarë”, kritika për drejtuesit e The Reds

Largimet e Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold në fund të sezonit, do të lënë një boshllëk të madh te Liverpool. Kjo është ajo që thotë i mirënjohuri Garry Neville, i cilik heziton të kritikojë drejtuesit e The Reds.
“Në fund të sezonit, Liverpoolit do t’i lërë një vrimë të madhe nëse këta tre lojtarë largohen pa pagesë. Ata nuk do të kenë para për t’i zëvendësuar dhe mund të argumentoni se ka një çerek miliardi funte në këta tre lojtarë. Ju po flisni për një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Evropë”.
“Edhe pse Liverpool ka qenë i mirë në rekrutim, kjo është një vrimë prej çerek miliardë funtesh. Ata kanë qenë të mirë në rekrutim në mënyrë që të mund t’i zëvendësojnë, por kjo është një gjë e tmerrshme që Arne Slot duhet të merret me të”- tha ai.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128