Luftë “kokë më kokë” mes iberikëve/ Spanja në ndjekje të Italisë në renditjen e Championsit

Futbolli spanjoll bëri një hap përpara në këtë raund të parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve falë fitoreve të Real Madridit, Barcelonës dhe Athletik Bilbaos në luftën për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Anglia kryeson renditjen me 104,769 pikë, përpara Italisë (92,553) dhe Spanjës (86,890), me Gjermaninë menjëherë pas saj në vendin e katërt me 83,259 pikë. Dy vendet e para në renditje do të kenë secila nga një ekip të pestë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Në këtë ndeshje me Italinë, futbolli spanjoll arriti një fitore shumë të rëndësishme në Bergamo me fitoren 2-3 të Atletik Bilbaos kundër Atalantës, e cila gjithashtu i lë ekipit të Valverdes shumë mundësi për të hyrë në 24 vendet e para. Anglia vazhdon të dominojë renditjen e federatave pas pesë fitoreve për Arsenalin, Liverpulin, Totenamin, Njkasëllin dhe Çelsin, të gjitha në 8 vendet e para, ndërsa nota negative u shënua nga Mançester Siti, i cili është i njëmbëdhjeti pas humbjes në Norvegji.
Megjithatë është ende shpejt për të dhënë një verdikt përfundimtar. Ende nuk ka mbaruar faza e grupeve dhe me përjashtim të Premier Ligës që është shumë përpara dhe ka sigururuar luajtjen me pesë ekipe në Champions, diferencat mes skuadrave italiane, spanjolle dhe gjermane është vogël dhe mund të ndryshojë në çdo moment.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
