Luka Modric te Milani? "Kam patur kontakte, por nuk ka asnjë vendim"...

9 Qershor 2025, 14:02 / SPORT ALFA PRESS

Luka Modric te Milani? "Kam patur kontakte, por nuk ka asnjë

Pavarësisht thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse për transferimin e tij në Milan dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me Igli Taren, Luka Modric nuk po angazhohet për të ardhmen e tij te kuqezinjtë.

"Nuk kam vendosur ende se ku do ta vazhdoj karrierën time, - shpjegoi ai në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i Kroacisë, përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Republikës Çeke.  

Ka pasur kontakte dhe telefonata, por i kam lënë të gjitha mënjanë, sepse tani dua të përqendrohem te skuadra kombëtare.

Në këtë periudhë është normale të mos dish se ku do të shkosh, - shtoi organizatori kroat. - Por nuk mendoj se kjo duhet të kompromentojë përqendrimin e askujt".