Mançester Junajtid humbi Gyokeres, nis sulmin për Uatkins

Pasi humbi Viktor Gyokeres, Mançester Junajtid thuhet se ka rihapur bisedimet pë t’u përforcuar në repartin e sulmit. E duket se drejtuesit janë në negociata me Aston Vilën për një transferim të mundshëm të Oli Uatkins.
“Djajtë e Kuq” janë të vendosur që të forcojnë alternativat e tyre sulmuese pas një sezoni të kaluar mjaft të dobët, ndonëse çdo marrëveshje mund të varet së pari nga shitja e lojtarëve. E në bazë të asaj që raporton “talkSPORT”, Junajtid ka rihapur bisedimet me Aston Vilën për një transferim të mundshëm të sulmuesit Uatkins. 29-vjeçari shënoi 16 gola dhe dha tetë asistime sezonin e kaluar, por pati minuta të reduktuara pas mbërritjes së Markus Rashford në formë huazimi në “Villa Park”.
Vila e vlerëson lojtarin e kombëtares angleze me 60 milionë funte dhe ka shprehur interes për sulmuesin anësor të Junajtid, Alehandro Garnaço. Sulmuesit aktualë të “Djajve të Kuq”, Rasmus Hojlund dhe Xhoshua Zirkzi, shënuan respektivisht vetëm katër dhe tre gola në ligë, ndërsa klubi përfundoi i 15-ti sezonin e kaluar. Pavarësisht se shpenzoi mbi 125 milionë stërlina këtë verë, Junajtid vazhdon të kërkojë një lojtar të sprovuar si ‘9’-sh përpara sezonit të ri. Shitjet – Para se të investojë, në fakt Junajtid edhe duhet të shesë.
Lojtarë si Garnaço, Sanço, Antoni dhe Malacia janë prej kohësh në merkato dhe u duhet gjetur sistemim sa më I leverdisshëm. Gjithashtu edhe mbrojtësi i ri Hari Amas nuk është përfshirë në skuadër për turneun amerikan të Junaitid, sepse klubi ka vendosur ta dërgojë atë në huazim për sezonin 2025-26.
Kurse nënshkrimet e reja Diego Leon, Kunja dhe Brajan Mbeumo janë të gjithë pjesë e skuadrës që gjendet në Çikago, teksa drejtuesit e klubit po punojnë në Angli, për merkaton në hyrje e mbi të gjitha në dalje. Eshtë shuar çdo dilemë mbi të ardhmen e mbrojtësit Meguajer, për të cilin u fol se ishte në largim pasi nuk udhëtoi fillimisht me skuadrën në turne. Mirëpo ai udhëtoi më vonë për t’u vendosur bashkë me lojtarët e tjerë, nën urdhrat e trajnerit Amorim, i cili vazhdon të mbajë kontaktet me drejtuesit e merkatos që janë në Mançester.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
