Man.United dhe e ardhmja e “Old Trafford”, çfarë pritet të ndodhë me stadiumin mitik

8 Shkurt 2024, 20:20 / SPORT ALFA PRESS

Man.United dhe e ardhmja e “Old Trafford”, çfarë pritet

“Daily Telegraph” raportoi të martën se Sir Jim Ratcliffe dëshiron të ndërtojë një stadium të ri për Manchester United, klubin që ka kaluar 114 vitet e fundit në “Old Trafford”, stadiumin mitik me 74.000 spektatorë.

Plani, sipas burimeve të gazetës britanike, do të bënte që “djajtë e kuq” të krijonin një “Wembley Verior”, duke rivalizuar kështu stadiumin kombëtar 90 mijë vendesh në Londër.

Miliarderi Ratcliffei cili themeloi grupin e petrokimikeve “INEOS”, ka blerë 25 për qind të aksioneve të United për një shifër pranë 1.3 miliardë paundëve, e cila pritet të marrë vetëm miratimin nga Premier League përpara se të hyjë në fuqi.

Por ditën e djeshme, gjiganti i lajmeve “Sky Sports” raportoi pas këtij lajmi se të gjitha opsionet janë ende në tavolinë në lidhje me të ardhmen e “Old Trafford” dhe asnjë vendim nuk është marrë në këtë fazë.

Sipas “The Telegraph”, Ratcliffe është kundër idesë së zhvendosjes së klubit nga “Teatri i Ëndrrave”, por ai mendon se tifozët do të japin mbështetjen e tyre për ndërtimin e stadiumin nëse ai bëhet në të njëjtën tokë.

United zotëron rreth 100 hektarë tokë rreth “Old Trafford”, ndërsa 43 hektarë të kësaj toke janë të hapura për zhvillim. Rreth 25 hektarë thuhet se janë të papërdorura.

United kërkon të ndërtojë një stadium edhe më të madh dhe modern për të qenë në të njëjtën linjë me gjigantët e tjerë të Europës. Barcelona po ndërton një stadium krejtësisht të ri, ndërsa Reali i Madridit dhe Liverpuli vendosën të ndërhyjnë në stadiumet aktuale.

 

Po ndodh...

ide