Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

9 Qershor 2025, 17:21 / SPORT ALFA PRESS

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u pyet për mundësinë e zhvendosjes së Mario Mitajt në mesfushë.

Tekniku kuqezi deklaroi se për momentin nuk ka kohë për eksperimente, ndërsa theksoi se Mitaj do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes, ku po bën shumë mirë.

Ai është një lojtar shumë teknik. Por nuk është e thjeshtë nëse gjithë kohën në kombëtare ke pak kohë. Nuk ke kohë që të shohësh këtë lojtar në këtë pozicion e ka bërë me klubin, por nuk kemi kohë.

Ai po bën shumë mirë si mbrojtës i majtë, ka cilësi dhe na jep ekuilibër. Ndoshta në të ardhmen, por ai po bën mirë me ne dhe me klubin, ndaj jam i lumtur me të në këtë moment”, u shpreh Silvinjo.

 

 

Po ndodh...