
Mateo Kovaçiç drejt Arabisë Saudite? Al-Naasr nis “sulmin” tek City, ja oferta "e çmendur"

Al-Naasr ka hedhur sytë nga mesfushori i Manchester Cityt, Mateo Kovaçiç, të cilin duket se synon ta bëjë pjesë e ekipit.
Sipas mediave britanike, agjentët e ekipit të Arabisë Saudite i rikthyer monitorimit në ndeshjet që ai ka luajtur së fundi. Fakt është se ai ishte në fokus edhe në merkaton e shkuar por pa u finalizuar.
Sidoqoftë nuk ka pasur ende ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të “Qytetarëve”.
E vetmja gjë që mund ta vështirësojë këtë transfertë është se City duhet të gjejë një zëvendësues në mesfushë, para se ta lejojnë ish-lojtarin e Real Madridit të largohet.
30-vjeçari ka bërë një paraqitje shumë të mirë në fushën e gjelbërt duke u bërë një shtyllë kryesore e ekipit të Guardiolës.
Mesfushori kroat deri më tani në këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe ka dhënë një asist.
City, nga ana tjetër, ka shprehur interesin për transferimin e Douglas Luiz nga Juventusi, por negociatat për një marrëveshje huazimi kanë ngecur për shkak të mos marrëveshjeve.
Raportimet e fundit të shtypit anglez bëjnë me dije se gjiganti arab ka në dispozicion një buxhet prej 140 milionë eurosh për të blerë lojtar nga Premier Ligë.
Tashmë dakortësia është arritur me John Duran nga Aston Villa që ka një kontratë prej rreth 77 milionë eurosh.
Kaoru Mitoma nga Brighton, gjithashtu, është një nga lojtarët që kërkohet të transferohet aty.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128