
Mbape thyen heshtjen: Janë thënë shumë marrëzi për mua, por kam ardhur në Madrid për sukses

Sulmuesi i Realit dhe kapiteni i Francës, Kilië Mbape ka thyer heshtjen në një intervistë për “Canal+ France”, ku foli për herë të parë që nga nënshkrimi i tij për Realin e Madridit në qershor të këtij viti.
Që nga ardhja e tij te “Los Blancos”, me statusin e yllit, sulmuesi nuk ka arritur ende të tregojë nivelin që ka shfaqë në Paris dhe kombëtaren franceze, duke u bërë objekt kritikash të shumta e të ashpra. Përveç kësaj, disa tema të nxehta në tavolinë në lidhje me dy mungesat në grumbullimin e kombëtares dhe udhëtimin në Stokholm gjatë njërës prej tyre. Tani, Mbape ka vendosur të flasë.
MADRIDI NJË SKENË E RE – “Jam shumë i lumtur. Po filloj një fazë të re në jetën time. Përvoja ime e parë jashtë Francës. Po zbuloj një vend të mrekullueshëm, me njerëz mikpritës. Është një vend i mrekullueshëm. Ju zbuloni një kontekst të ri, një klub të ri, një klimë e re, një mjedis i ri. Unë do të jem i suksesshëm këtu”.
KRITIKAT – “Njerëzit na shohin si robotë, ka një rreth që e dëshiron këtë. Por kur vjen ora e së vërtetës, edhe ne jemi qenie njerëzore si gjithë të tjerët. Njerëzit na kritikojnë dhe na lavdërojnë”.
UDHËTIMI NË STOKHOLM – “Kam mbetur i befasuar nga gjithçka është shkruar. Ndodhin gjëra që nuk i sheh kurrë të kenë ndodhur vërtet. Nuk kam marrë asnjë mesazh për të folur për ato çfarë u shkruan për mua. Kam lexuar të njëjtën gjë si gjithë të tjerët, qeveria suedeze nuk tha asgjë. Unë nuk jam i përfshirë. Nuk më ka shqetësuar, sepse nuk jam ndjerë kurrë i përfshirë. Kisha pesë ditë të lira dhe vendosa të largohesha. Më duhej të shkoja diku tjetër, por trajneri më tha të shkoja diku më pak të ekspozuar. Para se të largohesha, më bënë një foto duke dalë nga restoranti. Kishte shumë njerëz të gatshëm për të më përshëndetur në dalje. Kur hipa në aeroplan, mora lajmin. Nuk e kam idenë se kush është (ankuesja)”.
PËRKUSHTIMI PËR ÇËSHTJET SOCIALE – “Franca ime është një Francë plot diversitet, ku ne nuk u imponojmë të rinjve atë që duhet të jenë. Unë jam një person i hapur për dialog, kur shoh diçka që më prek, përgjigjem”.
KOMBËTARJA FRANCEZE – “Dashuria ime për kombëtaren nuk ka ndryshuar. Po, më ka marrë malli, sepse nuk kam qenë atje për një kohë të gjatë. Në shtator i kërkova trajnerit të mos shkoja. Sapo kisha mbërritur në Madrid dhe kisha një pushim shumë të shkurtër. Në tetor u dëmtova. Në nëntor trajneri më tha se ishte më mirë të mos më thërrisja. Ai është shefi. Doja të shkoja, por nuk mund të them pse nuk më thirrën”.
DEPRESIONI I MUNDSHËM – “Kam pasur momente kur isha i lodhur por nuk isha në depresion. Ka njerëz që janë shumë të dëshpëruar, duhet t’i ndihmojmë. Në një moment u ndjeva i rraskapitur. Kam pasur zhgënjime sportive. Është folur për hir të të folurit, është falas”.
-
Ançeloti u përgjigjet skeptikëve: Bilanci nuk bëhet në dhjetor
10 Dhjetor, 16:29

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128