“Me Realin, shihemi më vonë”/ Anceloti flet për drejtimin e Brazilit dhe ndarjen në Madrid

Carlo Ancelotti ka nisur një faqe të re në karrierën e tij – tashmë si trajner i përfaqësueses braziliane. Pas largimit nga Real Madrid, italiani është zhvendosur në Rio de Janeiro, ku do të ketë bazën e tij gjatë vitit të kontratës me "Seleçaon".
Jeta e tij e përditshme ka ndryshuar tërësisht Nga shëtitjet në "La Finca" të Madridit, Ancelotti tani lëviz me makinë të blinduar dhe me katër truproja, për shkak të masave të sigurisë në qytetin brazilian. Ai ka nisur tashmë të njohë ambientin futbollistik vendas, duke ndjekur një ndeshje të Copa Libertadores midis Botafogo dhe Unión de Chile, ku ka përjetuar pasionin e zjarrtë të tifozëve brazilianë.
Në një intervistë për prestigjiozen Marka, shprehet i bindur për vendimin që ka marrë. “Kam ndjerë gjithmonë tërheqje për Brazilin, për futbollin dhe njerëzit e tij. Tani jam këtu për të fituar Kupën e gjashtë të Botës,” deklaroi ai. Ai ka vizituar edhe qendrën stërvitore të ekipit kombëtar në Teresópolis, edhe pse për ndeshjet kualifikuese të ardhshme për Botërorin 2026, përgatitjet do të zhvillohen në São Paulo.
I pyetur për diferencën midis kësaj thirrjeje dhe asaj të dy viteve më parë, Ancelotti tha se atëherë prioriteti i tij ishte Real Madrid, i cili i kishte ofruar rinovim. Por pas një sezoni me rezultate jo të pritura dhe pas eliminimit nga Arsenali, të dyja palët vendosën që ndarja ishte zgjedhja më e mirë.
Në lidhje me filozofinë e tij, ai theksoi se nuk ka një sistem të vetëm të pandryshueshëm. “Futbolli nuk fitohet me skema fikse, por me përshtatje ndaj karakteristikave të lojtarëve,” u shpreh tekniku italian për Marca. Për kombëtaren braziliane, ai synon një stil të ngjashëm me atë të Real Madridit të sezonit të kaluar, të bazuar në cilësi, bashkim grupi dhe përulësi.
Në intervistë, Ancelotti vlerësoi edhe lidhjen e tij të fortë me Real Madridin, qytetin dhe tifozët: “Ishte e veçantë, çdo ditë. Përshëndetja në Bernabéu ishte shumë emocionuese, nuk do ta harroj kurrë.”
Ai gjithashtu komentoi mbi Vinicius, të cilin e cilësoi si “punëtor dhe luftarak”, duke besuar se do të japë versionin më të mirë me fanellën e Brazilit. Sa i përket pasardhësit të tij te Real Madrid, Xabi Alonso, Ancelotti u shpreh: “Një zgjedhje natyrale, nuk ka nevojë për këshilla. Do të bëjë një punë të madhe.” Për mbyllje, trajneri italian theksoi: “Ky nuk është një lamtumirë nga Real Madrid. Është një 'shihemi më vonë'.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





