Merr fund epoka e Modric te Real Madrid, kroati largohet pas 13 vitesh

Luka Modriç do të luajë në fundjavë ndeshjen e fundit në shtëpinë e Real Madrid. “Galaktikët” kanë zyrtarizuar vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me 39-vjeçarin.
Eksperienca e fundit me Realin do të jetë në Botërorin e klubit. Kështu nga muaji korrik, nëse Modriç nuk tërhiqet nga futbolli do të ketë mundësinë për tjetër aventurë.
I bashkuar me Realin në vitin 2012, Modriç u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm për gjigandët spanjollë.
39-vjeçari numëron 590 paraqitje me Realin, duke fituar 28 trofe, përfshirë këtu 6 UEFA Champions League, 6 Kupat e Botës për Klube të FIFA-s, 5 Superkupa UEFA, 4 tituj të La Ligës, 2 Kupa e Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.
Suksesi më i madh individual gjatë kohës si lojtar i Realit ishte fitimi i Topit të Artë. Po ashtu lojtari më i mirë i FIFA-s dhe UEFA-s në vitin e paharrueshëm për të, 2018.
“Real Madridi i uron Luka Modriçit dhe familjes së tij gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës së tyre. Santiago Bernabeu do t’ju nderojë këtë të shtunë, në sfidën e fundit që do të luash me ekipin tonë” – shkruan Reali ndër të tjera në postimin e gjatë në rrjetet sociale.
Vendimi ishte disi i papritur, pasi vetë Modriç kërkonte të vazhdonte bashkëpunimin për të paktën edhe një sezon.
View this post on Instagram
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
