Mesazh prekës nga María Guardiola për vajzën e Luis Erique-s pas triumfit të PSG-së në Champions

Fitorja historike e Paris Saint-Germain në finalen e Champions League ka sjellë jo vetëm festime madhështore, por edhe momente emocionuese mes familjeve të atyre që ishin në qendër të suksesit.
Një nga këto momente u regjistrua në rrjetet sociale, ku Sira Martínez, vajza e trajnerit të PSG-së Luis Enrique-s, ndau emocionet e saj pas triumfit të babait të saj.
Sira publikoi disa fotografi me familjen nga nata e finales dhe festimet e mëpasshme, duke shfaqur krenarinë për arritjen e babait të saj, një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij si trajner.
Ndër reagimet e shumta që mori, bie në sy komenti i María Guardiola-s, vajza e trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola. Ajo e përshëndeti Sira-n me disa emoji zemrash, duke shprehur gëzimin për të, pavarësisht se baballarët e tyre janë rivalë të mëdhenj në botën e futbollit.
Ky gjest i thjeshtë, por i ngrohtë, nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e tyre, të cilët e vlerësuan lidhjen e sinqertë dhe afërsinë mes vajzave të dy prej trajnerëve më të mëdhenj të futbollit modern, përtej çdo rivaliteti sportiv.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



