Mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj bashkohet me Ascolin

Mesfusha e Ascolit është pasuruar me përvojë, duke siguruar shërbimet e mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili sapo ka mbaruar një sezon me Latina-n, ku luajti 25 ndeshje dhe shënoi një gol.
Kjo është deklarata e klubit: “Ascoli njofton blerjen e mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026, me një opsion për ta vazhduar”.
I lindur në Catania më 20 nëntor 1996, me shtetësi të dyfishtë italiane dhe shqiptare, ai është një lojtar me përvojë me 126 paraqitje në Serie B për Brescia dhe Cosenza dhe 18 në Serie A në sezonin 2019-2020.
Ai kaloi tetë sezone te Brescia (përfshirë një periudhë të shkurtër në Cosenza), ku fitoi ngjitjen në Serie A në vitin 2019.
Në Serie C, ai ka luajtur për Catania, ku arriti në playoff, dhe Latina në dy sezonet e fundit.
Ka luajtur për ekipin Shpresa të Shqipërisë derisa arriti në ekipin Kombëtar A, të trajnuar nga Christian Panucci, 6 paraqitje në total”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


