Mesi vazhdon të mbledhë shokët te Inter Majemi, edhe “truproja” në negociata për të luajtur me amerikanët

Inter Majemi po kthehet gjithnjë e më shumë në klubin e shokëve të Lionel Mesit. Klubi amerikan po plotëson çdo dëshirë të yllit argjentinas dhe pasi ka mbushur radhët e tij me emra si Suarez, Buskets apo Zhordi Alba, tani kërkon një tjetër mik të “Pleshtit” për t’ia shtuar koleksionit.
Bëhet fjalë për atë që shumëkush e ka cilësuar si “truprojën” e Mesit në radhët e përfaqësueses së Argjentinës, Rodrigo De Pol.
Mesfushori është ai që zakonisht mbron yllin e sulmit nga goditjet e kundërshtarëve në fushë me përfaqësuesen duke mos kursyer shpeshherë kacafytjet me ta sa herë tentojnë të ndërhyjnë në mënyrë të gabuar kundër tij.
De Pol është pjesë e Atletiko Madrid, por fillon vitin e fundit të kontratës së tij, atje. Ndaj Inter Majemi është gati të bëjë një hap për të siguruar firmën me futbollistin, nëse gjen gjuhën e përbashkët me klubin e Diego Simeones, i cili kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shifër vlerësohet e lartë për amerikanët, por pritet që palët të negociojnë në javët në vijim.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

