“Mezi qetësova familjen”, Cara rrëfehet për sulmin pas golit ndaj Kukësit

Edhe pse dje shënoi golin e parë të Partizanit kundër Kukësit, Tedi Cara nuk festoi dot gjatë pasi u godit me një shishe në kokë dhe menjëherë i duhet të merrte ndihmë mjekësore.
Kavajasi u dërgua në spital, ndërkohë që në intervistën e dhënë në “Panorama Sport” thotë se “mezi e qetësoi familjen e tij” pas asaj që i ndodhi në “Kukës Arena”. Ai ka dhënë edhe detaje të tjera të dëmtimit të marrë: “Kam shtatë të qepura gjithsej në tri pjesë të ndryshme. Te vetulla, poshtë syrit dhe në faqe, afër pjesës së buzës. E çara është shumë afër syrit, për pak mund të kapte edhe syrin. Fatmirësisht shpëtoi.
Mesa arrita të dalloj dhe mesa më thanë edhe shokët, ishte një shishe plastike uji, e mbushur me akull. Prandaj edhe të çarat ishin në këtë masë. Mjekët në atë moment u habitën”, u shpreh Cara.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
