Milan bie në Firenze, Fiorentina “buzëqesh” në ndeshjen e “çmendur”

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A.
Një pjesë e parë me të vërtetë e “çmendur”, e cila nuk këshillohet për njerëzit që kanë probleme me zemrën.
Kean shpërdoroi një mundësi ideale në të 22-tën minutë. Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar dëm këtë shans.
Skuadra vjollcë mori epërsinë në minutën e 35-të. Ishte një ish si Adli që mposhti Maignan.
Portieri i Fiores, De Gea bëri heroin në fundin e fraksionit, duke i pritur një penallti Theo Hernandezit.
Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Abraham mund të vendoste ekuilibrat, nëse do tregohej më i saktë.
Besojeni ose jo por Abraham gaboi nga penalltia në minutën e 56-të.
Kuqezinjtë shtuan presionin dhe barazuan llogaritë me Pulisic. Fiorentina fitoi falë golit të islandezit Gudmundsson, në minutën e 73-të.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
