Milan në “ferrin” gjerman, provë e fortë për kuqezinjtë në Champions

1 Tetor 2024, 16:55 / SPORT ALFA PRESS

Milan në “ferrin” gjerman, provë e fortë për
Është hera e parë që ndeshen. Leverkuseni pret Milanin në duelin e madh të mbrëmjes në Champions League.

Gjermanët, kampionë në fuqi të Bundesligës, e nisën shkëlqyeshëm Ligën e Kampionëve, ndërsa u përgatitën të qetë për duelin ndaj italianëve, pas barazimit me Bayern në Mynih.

Gjermanët për fat nuk kanë asnjë mungesë. Trajneri Xabi Alonso mund të bëjë zgjedhjet që dëshiron dhe pritet që në mesfushë të jenë Granit Xhaka dhe Andrih, ndërsa dueli i vetëm është mes Tomas Shikut dhe Bonifejsit, ndonëse ky i fundit besohet se do të aktivizohet si titullar.

Alonso pyetet sesi është atmosfera në prag të ndeshjes.

Pa dyshim, mund të kuptohet se çfarë ambienti është. Tifozët e dinë se është një ndeshje prej Championsi, ndaj edhe atmosfera është e veçantë. Tek ne vjen një ekip tipik I Championsit, shumë pak mund të jenë më të mëdhenj se Milani. Është një gjigand I Europës për historinë që ka, dhe na pret një ndeshje shumë e fortë”.

Milani, ndërkaq, ka disa mungesa si Florenci, Benaser dhe Sportielo, që janë të dëmtuar, por pjesa kryesore e skuadrës është në dispozicion.

Trajneri Paulo Fonseka është në pozita më të mira, pas dy fitoreve në kampionat, në derbin ndaj Interit dhe Leçes, ndonëse situata mund të ndryshojë. Nuk mund të harrohet humbja ndaj Liverpulit.

Nuk mendoj se Milani do të luajë ndryshe nga kampionati. Ne duhet të kemi vazhdimësi. E dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e ngjashme me atë ndaj Liverpulit. Ne duhet të jemi ekip me stabilitet, sidomos në mbrojtje. Mendoj se skuadra është përmirësuar në mbrojtje, dhe kjo ndeshje do të jetë një provë e mirë për të parë se ku jemi. U kam thënë lojtarëve se për të mundur një ekip kaq të fortë sa Leverkuseni, ne duhet të jemi perfektë në mbrojtje”.

Leverkusen cilësohet favorit i qartë në fushën e tij, ndonëse Milani nuk mund të hidhet kurrë poshtë.

Po ndodh...