Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge
14 July 2025, 19:15 / SPORT

Çështja e Ardon Jasharit vazhdon të jetë një temë e nxehtë te Milani. Mesfushori i Club Brugge është një objektiv kryesor për mesfushën e kuqezinjve, pas zyrtarizimit të Luka Modric.
Një marrëveshje me klubin belg ende nuk është arritur, pavarësisht ofertës së Milan që tejkalon 35 milionë euro, përfshirë bonuset, për transferimin e tij.
Megjithatë, lojtari po shtyn fort, duke u bazuar në një akord të arritur tashmë me Igli Taren. Në ditët e fundit, lojtari nuk mori pjesë në festimet e klubit me mbi 10,000 tifozë.
Sipas portalit belg HLN, lojtari nuk ka gjasa të paraqitet në stërvitjen e ditës së nesërme, në pritje të sqarimit për të ardhmen e tij.
Jashari ka luajtur 35 ndeshje me Brugge dhe ka realizuar 3 gola, ndërsa ka dhuruar 4 asiste.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

