Milani bën ofertë zyrtare për Ardon Jasharin

Milani duket se është dashuruar me shqiptarët dhe këtë po e tregojnë lëvizjet që skuadra po planifikon të bëjë, ku fillimisht emëroi si drejtor sportive Igli Taren, më pas i bëri një ofertë Granit Xhakës, e pas tij Ardon Jasharit.
Ky i fundit cilësohet si një lojtar i padiskutueshëm për kapin kuqezi, të cilët dëshirojnë ta afrojnë sa më shpejt, madje kanë dërguar dhe ofertën e parë në drejtim të Club Brugge.
Sipas asaj që raportojnë në Itali, 27 milionë euro ka qenë oferta zyrtare në drejtim të blegëve dhe 3 të tjera do të jenë në formë bonusesh, duke kompletuar në total lëvizjen me 30 milionë euro.
Pak a shumë kjo ishte shuma e cila Milani ka ndërmend të shpenzojë për kartonin e futbollistit, por me gjasa nuk do ta bindë dot Bruggen. Kjo në një situatë ku për Jasharin ka interes dhe nga ekipe të tjera evropiane e transferimi i tij nuk do të ishte problem, sidomos për Anglinë.
Trajneri Alegri ka komunikuar me drejtorin Tare dhe drejtues të tjerë duke u bërë të qartë se e dëshiron futbollistin në ekip në prag të sezonit të ri futbollistik, por gjithcka i takon Brugge që të vendosë.
Jashari cilësohet si një nga futbollistët që do të marrë në dorë frerët e mesfushës te kombëtarja helvete. Në anën tjetër punë vijon dhe me Leverkusen për Xhakën, ndërsa pista Broja duket se nuk ka qenë aspak serioze.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
